Flash

Në kërkim të vitheve të mëdha...

Lapsi.al 6 May 2016
Në kërkim të vitheve të mëdha...

Nga Erjona Shehu/Ka emrin e Angeline Jolie, Jennifer Laërence, Sarah Jessica Parker apo Kim Kardashian? Eshte e bukur Bleona Qerreti, Enca, Armina, Gugu apo Xhugu. Nga dolen gjithe keto emra me tipare te skalitura me tatoo, fillersa permanent, kirurge plastike “jabanxhinj”, qe vijne per nje dite dhe kthehen cdo nje muaj per te punuar te pataksuar, te gjithe keta ikanake nga shteti qe kerkon te ngrihet. Keto emra dhe fytyrat e tyre enden gjithandej, bejne xhiro ne postera e rubrika shoëbizi, ne televizione e portale. Jane kthyer ne qellimin e jetes se nje rinie te paqellimte, qe nuk ka te ardhme, apo me sakte e kerkon neper buze te fryra e gjokse abondante, vithe te medha e vetulla te zhgarravitura keqazi, qerpike te zgjatur e thonj te tmerrshem; sepse ne fund te fundit kjo eshte cfare shohin e cfare u ofrohet.

Ne femijerine time shihja me adhurim Xhina Lolobrixhiden dhe Sofia Loren. Merylin Monroe dhe Elizabeth Taylor ishin dy bukuri te tjera amerikane. Shihja Brigitte Bardot dhe Mirelle Matie. Krahasuar me figuren e pakuruar te “mamase komuniste”, ishin te mrekullueshme. Ndoshta prej tyre u edukova estetikisht ne konceptin tim per te bukuren. Me vone njoha Grace Kellyn e Audrey Hepburn, Juliette Binoche, Vanessa Paradise, Julia Roberts e Cindy Craëford. Perceptimi im per te bukuren mori te tjera permasa.

Sot, ndersa si mjeke dermatologe ndjehem pjese e perpjekjeve per te bukuren, jam shume e ngaterruar per ate qe vertete eshte e bukur. Ne perceptimin tim, ajo cfare kultura shqiptare e shoëbiz ofron per te bukuren, eshte vulgare.

E bukur apo seksi, e zhveshur apo e veshur, brockulla pa fund nga fytyra seksi apo fjale te mencura nga vajza te lexuara?

Nuk ka me dilema te tilla. Gjithshka eshte hedhur ne treg vetem per konsum seksual. Je me buze te trasha, vetulla tattoo, gjoks e prapanica te medha; atehere ploteson te gjitha kriteret per tu vene ne qender te vemendjes. Me ty merret media, portalet online, je VIP dhe te hapen menjehere dyert e ekraneve, qe ne fakt duhet te jene te shenjte. Nuk ka me filtra morale, parimore e mediatike. Ti del ne ekran, flet sikur gojen e ke te mbushur me qofte, shpalos injorancen dhe mungesen e kontaktit me Abetaren dhe te shohin me mijera vajza te reja, qe jane te hutuara nga mungesa e te ardhmes dhe mungesa e shembujve publike se mund t’I dilet edhe ndryshe. Ti je nje viktime e boshllikut tend, vendos edhe cmime publikisht se sa kushton nje nate me ty dhe mediat bien ne kurthin tend naiv se kane bere “zbulimin e madh mediatik” dhe papritur je ne cdo faqe reviste e gazete te printuar apo elektronike. Dhe nder te tjera te quajne edhe “te bukur” dhe shtojne numrin e viktimave ne radhet e vajzave te vogla..

Ky eshte perceptimi per “te bukuren” sot ne Shqiperi. Personalisht dhe profesionalisht ndjehem e keqardhur per kete. Po aq te keqardhur duhet te ndjehen edhe prinderit e 15 vjecareve qe “bejne” buzet fshehurazi neper kioska me nje Zot e di cfare substancash. Po aq keqardhur duhet te ndjehemi si shoqeri kur shohim se te vetmet foto te dy motrave qe i qelloi i ati e qe jetonin ne mizerje, ishin “selfie”. Vajza qe kushedi sa pale mbathje kishin ne dollapet e tyre te zbrazet, por nje “selfie” e kishin patjeter.

Nuk e di se sa jane ne numer ata qe e duan kete bukuri. Para disa netesh, ndersa po shihja Sanremon tek RAI1, mbeta e mahnitur. Dhe mu rikthye perceprimi per te bukuren.

Te jesh e bukur do te thote te jesh TI, vete, me nje rimel e me buze Rouge (te kuqe). Te jesh e embel dhe e paster. Pa te dhunuar ne pamjen qe ta ka falur Zoti modeli qe ofron shoëbizi. Te ndjehesh mire me buzet, me syte, me fytyren. Te luash me ngjyrat e flokeve dhe te perpiqesh te gjesh ne fytyren tende syte e nenes, mjekren e babait, mollezat e gjyshes. Dhe kur tu kthehesh pas fotove ne cellular, te shikosh qe te gjitha keto tipare kane humbur naivitetin thjesht prej viteve e jo se ca te cmeritur u bene idhujt e tu te nje moshe te dlire e te hutuar.

   

Të këshilluara

Investitorët që “përzumë”

Nga Blerina Hoxha, Monitor Kompani të mëdha si Weibo Group, Terna, Geox, Johnson Control, Lear Corporation, Benetton, Ferrero Rocher, Power Chin...

08:25

Ku gabohet me orën e fesë

Nga Gerta Zajmi* Debati ngritur pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për futjen e mësimit të fesë në shkolla është i...

14:53

Eneda Tarifa, në litar!

Nga Rozana Radi Këtu në vendin tonë vërtetë çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!! Sapo hap sytë pë...

11:19

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI