Flash

Ku gabohet me orën e fesë

Lapsi.al 22 April 2016
Ku gabohet me orën e fesë

Nga Gerta Zajmi* Debati ngritur pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama për futjen e mësimit të fesë në shkolla është interesant për implikimet e shumta kulturore dhe politike që ngjall. Si në Shqipëri dhe në Kosovë përplasen ata që janë pro dhe kundër.

Nga njëra anë, ata në kundërshtim me propozimin e Ramës argumentojnë se: 1. mësimi i fesë kundërshton vetë natyrën e një shteti laik 2. Cilësia e dobët e mësimdhënies në shkollat ​​publike në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një indoktrinim të nxënësve 3. Teoria e evolucionit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dogmat fetare, dhe kështu do të sjellë polemika dhe konfuzionin në të mësuarin e mendimit shkencor.

Por asnjë nga këto kundërshtime nuk është në gjëndje të bindë për gabim në propozimin e  Ramës. Është pikërisht shteti laik që ka në themelet e tij njohjen e lirisë së kultit dhe kjo është e sanksionuar në kushtetutat tona ashtu si në të gjitha demokracitë liberale. Kur është fjala për edukimin fetar në shkollat publike qëllimi nuk duhet të jetë ekspozimi i parimeve teologjike dhe shpërndarja e dogmave, por ilustrimi kritik dhe historikisht i kontestualizuar i përmbajtjes së feve.

Një tjetër vlerësim që duhet bërë është që nuk duhen ngatërruar fetë me devijimet e tyre dhe manipulimet ekstremiste dhe nuk mund të merret pjesë në këtë debat me tru të paralizuar nga frika e terrorizmit xhihadist. Ngritja e mureve kundër besimeve fetare do të prodhojnë një humbje për demokracinë dhe krijimin e një laiciteti që do ngjante më shumë me rishfaqjen e një ideologjie totalitare, anti fetare e përjashtuese. Shoqëria jonë është laike, dhe sekulare është kultura dominante e shoqërisë, por kjo nuk do të thotë se brenda saj nuk ka besimtarë, ose se ata janë një pakicë. Kurioz është fakti se shkollat ​​e mesme të tilla si Kolegji Turgut Ozal që menaxhohen nga Lëvizja Fethullah Gylen frekuentohen nga fëmijët e familjeve ateiste dhe fetare të kulteve të ndryshme. Zgjedhja e shkollës bëhet në bazë të faktorit – cilësi dhe elementi fetar nuk shqetëson askënd. Dhe këtu hyjmë në diskutim të cilësisë e shkollës.

Niveli i shkollës që kemi është i ulët, ose shumë i ulët për motive të ndryshme dhe ky duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm i politikave te Shteteve. Ka kthim të analfabetizmit dhe në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me analfabetizëm funksional. Futja ose mosfutja e orës së fesë nuk mund të përcaktohet nga kjo situatë. Por kjo le të shërbejë për hapjen e diskutimit mbi nevojën e cilësisë në shkollim. E njëta energji e këtij debati duhet të shtyjë për të kërkuar cilësinë e shkollës që po nxjerr mjekët, mësuesit e brezave të rinj, sociologët, psikologët, avokatët, juristët e gjykatësit, profesionalitet e tanishëm dhe politikanët e të ardhmes. Një shkollim i duhur dhe cilësor është një nga kriteret kryesore që bën një shoqëri të ecë përpara e të zhvillohet. Arsimimi nuk mund të eliminojnë injorancën, por mund ta zvogëlojë atë.

Ora e fesë duhet parë si lëndë brenda sistemit edukativ, e lënë e lirë në frekuentim. Qëllimi duhet të jetë promovimi i shtetësisë përfshirëse dhe respektit, promovimi i njohurive mbi faktet për të kuptuar konceptet dhe rregullat bazë të fesë, artin, historinë, muzikën, literaturën, simbologjinë e praktikat e feve. Fëmijët duhet të kenë informacion mbi besimet për të cilat dinë pak ose nuk dinë asgjë. Mësimdhënia e lëndës së fesë nuk e kthen shkollën në fetare.  E funksionimi i mirë i demokracisë varet edhe nga niveli i njohurive të qytetarëve të saj.

Ekstremizmi dhe feja.

Këndvështrimet në lidhje me relacionin mes tyre janë në kundërshtim me njëra tjetrën, por të dyja janë të gabuara. I pari shpreh mendimin se ora e fesë në shkollë do të prodhojë mendim dogmatik dhe indoktrinim në ekstremizëm fetar dhe i dyti që kjo mësimdhënie në realitet duhet parë si kundërpeshë ndaj ekstremizmit fetar. I pari me këtë tezë në realitet shpreh idenë që terrorizmi (ekstremizëm politik) është pasojë direkte e ekstremizmit fetar, se sa më shumë njerëzit bëhen fetare, aq më shumë ata bëhen politikisht radikal. Dhe këtu referenca qartësisht është e lidhur me Islamin e jo me fetë e tjera. Këndvështrimi i dytë shpreh idenë e krijimit të një baze për një Islam të moderuar nga ana teologjike. Të dyja po të shohim në thelb janë të lidhura  me fobinë ndaj fesë dhe mendimit se religjioni përfundimisht çon në fanatizëm (duke eliminuar rëndësinë e faktorit social dhe margjinalizimit në afrimin ndaj radikalizimit politik). Familjet që fëmijëve duan t'ju japin edukim fetar të veçantë që tani po i çojnë të frekuentojnë shkolla paralele, apo xhamira. Në realitet ora e mësimdhënies së fesë nuk është as konkurrenciale dhe as komplementare me ata që duan të shkojnë në kishë apo xhami. Dhe nuk ka rol të veçantë në parandalimin e mendimit ekstrem fetar.

Arsyeja e tretë e kundërshtimit të orës së fesë në shkolla është mospërputhja e teorisë së evolucionit me fenë. Por shkolla duhet patjetër të ndajë fenë nga proçesi shkencor e në të njëjtën kohë le të kujtojmë që Kisha katolike ka kohë që e ka pranuar teorinë evolucioniste dhe Papa Françesko është Papa i parë që pohoi publikisht se evolucioni është në përputhje me mësimet e kishës. Përsa i përket Islamit të kujtohet që në vitet e arta nga 662 deri 1258, dijetarët myslimanë ishin në ballë të inovacioneve shkencore në fusha të tilla si mjekësi, astronomi, dhe matematikë. Gjithashtu mendimtarë myslimanë të shekullit te XIX si Al-Afghani, por dhe shumë të tjerë modernë kanë propozuar dhe pranuar elementet e teorisë së evolucionit. Biologjia evolucionare ekziston dhe në programet e shkollës së mesme të shumicës së vendeve muslimane. Historia dëshmon që feja dhe shkenca janë në gjendje për të bashkëvepruar në mënyrë harmonike. Nuk ka asgjë në Islam, ashtu sikurse nuk ka asgjë në krishtërim, e cila përjashton një mënyrë moderne të të menduarit në fushën filozofike, shkencore, sociale, ekonomike dhe politike. Islami si fetë e tjera përbëhet prej teksteve të shenjta që askush nuk mund të ndryshojë, por interpretimi ndryshon me kalimin e kohës dhe në lidhje me faktorë të tjerë. Por është edhe i modeluar nga vetë shoqëritë që e praktikojnë atë. Shoqëritë bëjnë Islamin ashtu sikurse Islami bën shoqërinë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fetë e tjera.

Ndaj energjitë e këtij debati duhet të fokusohen në drejtime të tjera:  Si do inkuadrohet ora e fesë? Kush do jetë kuadri ligjor? Kush do e japë këtë lëndë dhe cilat do të jenë kriteret për të caktuar mësimdhënësin? Debati duhet të jetë për vendosjen e standardeve akademike të trajnimit të mësuesit, për tekstet faktike dhe përmbajtjen e tyre. Mund të merren shembuj nga praktikat aktuale kurrikulare dhe pedagogjike më të mira që ka në Evropë duke iu përshtatur realitetit shoqëror bashkëkohor në Shqipëri e Kosovë. Një implementim me cilësi do japë rezulat me cilësi, në rast të kundërt rezultati do jetë zhgënjyes. Jo sepse do shtyjë nxënësit drejt ekstremizmit, por se do të falimentojë në qëllimin e tij: promovimin e  njohurive për të kuptuar konceptet dhe rregullat bazë të fesë e promovimin e respektit pa stereotipizime.

*(Gerta Zajmi eshte studiuese per Lindjen e mesme dhe ka botuar shume studime per temat e radikalizmit ne boten islame)

Të këshilluara

Eneda Tarifa, në litar!

Nga Rozana Radi Këtu në vendin tonë vërtetë çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!! Sapo hap sytë pë...

11:19

Jam gjallë...!

Nga Arta Tozaj Jam gjallë! Ishte përgjigjja e rrufeshme për të qetësuar qindra miq e të afërm të interesuar. Telefonat ...

12:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI