Flash

Eneda Tarifa, në litar!

Lapsi.al 11 April 2016
Eneda Tarifa, në litar!

Nga Rozana Radi

Këtu në vendin tonë vërtetë çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!!
Sapo hap sytë përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe. Linqe me tituj të tmerreshëm për artistë!! Po e mënjanoj pak epideminë e "shtatëzanisë" sime dhe të këtij gripi që na la "shtatëzanë" për të diskutuar një tjetër çështje që të them të drejtën më bën të mendoj sa njerez të këqinj jemi. 
Eneda Tarifa fituese e këtij edicioni festivali na përfaqeson me këngen Përrallë në Eurovizion. Eneda është një këngëtare që doni s'doni ju, i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës të muzikës sonë shqiptare. Eneda është po e njejta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzik shqip, të gjithë ne këndojmë këngët e Enedës. Është po e njejta Enedë që mbush një nga club-et e kryeqytetit ku unë dhe ti që shkruajmë, kalojmë fundjavat tona. Ndaj lind pyetja; Pse sot të gjithë nuk e duan Enedën? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit "Eneda Tarifa lë nam në intervistën e rradhës. Eneda turpëron shqiptarët!!! Eneda kështu, Eneda ashtu... Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga njeë juri e cila si rrallë ndonjëherë kaneë qenë të gjithë dakord që çmimi i parë t’i shkonte Enedës. Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë në Eurovizion. Po. Jam dakord me këtë (kjo është punë shijesh) ama askush nuk mund të thotë që kënga është e keqe. Aq më keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të pëfaqëson ty. Eneda është aty, do këdoj aty dhe do na përfaqësojë ne me flamurim tonë. Ju që villni per Enedën jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin të cilën e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saj në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen e lëshuat dhe e goditët me tituj të tmerrshëm.(dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hynë në 10-çe). Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do renditet mirë në këtë kompeticion. Të gjithë në këtë vend jemi ndjerë qoftë 1 herë si Eneda. Asnjëherë nuk e dimë kur do na e beni pis figuren. Dhe këtë e bëni për të ngritur emrin tuaj.
Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim. Lëreni ta shijojë këtë Përrallë. Lërini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vinë vërtetë nga kritikë arti, atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë.
Mendoj që Ededa ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.
Populli ynë mendje ndritur thotë: "Kush të rreh të do". Kësaj rradhe tabela je ti Ened. Nëse nuk qëndron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë bazuar në llogjikën e këtyre njerëzve.
"Nda dashuria për ata që të shkelën mund edhe të vdeseësh", atëherë ty do të shpallin artiste të popullit. 
Jetojmë në kohën e llapazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë as para as mbrapa, por në gojë.
Jetoje Përrallën tënde e mos u merr me përrallat me mbret të shqiptarëve.

 

Të këshilluara

Jam gjallë...!

Nga Arta Tozaj Jam gjallë! Ishte përgjigjja e rrufeshme për të qetësuar qindra miq e të afërm të interesuar. Telefonat ...

12:27

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI