Flash

Pse turqit ndihen të huaj në vendin e tyre?

Lapsi.al 17 March 2016
Pse turqit ndihen të huaj në vendin e tyre?

Nga Elif Shafak

Këto janë ditë të zeza për popullin turk. Është hera e tretë brenda pesë muajve që dridh Ankaranë një tjetër sulm terrorist, duke marrë kësaj here jetën e 37 viktimave – të gjithë civilë.

Zyrtarët kanë identifikuar një prej të dyshuarave të kërdisë së ditës së diele si vetëvrasëse që i përket Partisë joligjore Punëtore Kurde (PKK), që në botë konsiderohet grup terrorist. Kundërpërgjigja e menjëhershme e Qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, ishte dërgimi i aeroplanëve luftarakë për bombardimin e kampeve të PKK-së në Irakun verior, dhe ndalimi i rrjeteve sociale.

Ka pasur thirrje për unitet kombëtar kundrejt kërcënimit terrorist, por me siguri se nuk sjell kurrfarë hairi kjo farë pune; shoqëria turke është skajshëm e polarizuar. Madje edhe në kohë zie kombëtare, vendi nuk po mund të bashkohet.

Një burrë e ka paditur bashkëshorten për fyerje të presidentit. Burri 40 vjeç, shofer kamioni, e kishte incizuar bashkëshorten me qëllim që ta përdorte si dëshmi në gjykatore. «Vazhdimisht po e paralajmëroja», ka deklaruar burri gjatë një deklarate për media. «Presidenti ynë burrë i mirë dhe i ka sjellë shumë të mira Turqisë». Gruaja e tij menjëherë ka nisur procedurat e shkurorëzimit.

Ky nuk është rrëfim i izoluar. Një anketim i kryer së fundi ka treguar se 76 për qind e turqve nuk dëshirojnë që të jenë fqinj me dikë që nuk përkrah partinë e tyre politike. Madje nuk do të lejonin as fëmijët të shoqëroheshin me bashkëmoshatarët e atyre fqinjëve.

Në të kaluarën dallimet shoqërore vinin për shkak të linjave etnike (turk a kurd), ideologjike (majtist a i djathtë, shekullar a fetar) dhe bindjeve fetare (sunit a alavi). Megjithatë vendi është ndarë në dysh ndërmjet atyre që përkrahin dhe atyre që e kundërshtojnë fort presidentin Erdogan.

Rrëfimi i çiftit është gjithashtu përkujtues se sa të zëna janë gjykatat turke në vitet e fundit. Sipas Bekir Bozdagut, ministër turk i Drejtësisë, dy viteve të fundit kanë nisur procedurat gjyqësore të 1800 rasteve të fyerjeve ndaj presidentit. Në mesin e tyre ka edhe akademikë, gazetarë, mjekë, blogerë, madje edhe nxënës të shkollës së mesme. Tani po kontrollohen për së afërmi mediat sociale. Merve Buyurksarac, ish-miss Turqia, është ndjekur penalisht për shprehjen e kritikave ndaj zotit Erdogan në «Instagram», derisa «Twitter» ka bërë të ditur se Turqia kryeson listën e vendeve që kërkojnë shlyerjen e postimeve.

Kur Can Dundar, kryeredaktori i respektuar i të përditshmes, «Cumhuriyet», dhe redaktori i tij përgjegjës për redaksinë në Ankara, Erdem Gul, u liruan prej burgut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, liberalët morën frymë lirshëm. Por zoti Erdogan nuk mendoi gjatë para se ta hidhte poshtë vendimin: «Këtë po e them sheshit: Nuk pajtohem me vendimin dhe nuk e respektoj atë». Ai nuk u ndal me kaq: «Kjo nuk është pafajësi, është urdhër për lirim». Procesi po vazhdon. Dhe derisa vazhdon kjo prirje autoritare, nuk do të ndalet as thellimi i çarjes shoqërore.

Në këtë frymë, pothuajse janë zhdukur nga horizonti prospektet e procesit paqësor ndërmjet shtetit turk dhe PKK-së. Turqit dhe kurdët që besojnë në procesin e paqes dhe në bashkëjetesë, e dinë fort mirë se tani për tani kanë humbur të gjitha shpresat. Njëherësh, TAK-u, degë e PKK-së, kërcënon të vazhdojë me sulme të tmerrshme ndaj civilëve. Instinkti qeveritar po i hedh benzinë flakëve të antagonizmit, në vend se të mundohet t’i shuajë. Ta zëmë, ministri i Drejtësisë ka bërë thirrje në fillim të muajit që t’u hiqet imuniteti deputetëve të Partisë Popullore Demokratike prokurde. Nëse do të zbatohej kërkesa e tij, atëherë do të ishte rrezik që të përfundojnë në proces gjyqësor politikanët e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Por do të ishte gabim i madh po që se ndëshkohen kurdët liberalë për veprimet e terrorit të verbër të kryer prej elementeve të radikalizuara në emër të pavarësisë kurde.

Kjo është një prapakthim në procesin e negociatave ndërmjet Turqisë dhe BE-së. Më 2015, ka shkuar së paku në 2.5 milionë numri i sirianëve refugjatë që kanë arritur në Turqi. Njëherësh, një numër gjithnjë në rritje qytetarësh turq po ndihen si refugjatë në tokën e tyre.

Autorja është shkrimtare turke dhe autore e “Bastards of Istanbul”.

Financial Times- Dialog Plus

Të këshilluara

Idiotët e rrjeteve sociale

Nga Arben Idrizi/ A nuk kishte të drejtë Eco, vetëm pak muaj para se të vdiste, kur dha një verdikt që nuk u pëlqeu shumic&eu...

11:28

Një lajm i keq për mediat

Nga Afrim Krasniqi Mbyllet edhe një gazetë? Nuk ka dilemë: ky është një lajm i keq për median, informacionin dhe vlerat plur...

17:47

T’…ifsha gjeneratën

Nga Enkel Demi Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me “High 3”, nëse ajo vajza eurosocialiste nuk do të ishte bërë v...

12:16

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI