Flash

Shoferët e transportit ndërkombëtar protestojnë në Portin e Durrësit, kërkojnë zgjidhje për kufizimet e qëndrimit në BE

Lapsi.al 16 November 2026

Shoferët e transportit ndërkombëtar protestojnë në

Shoferët e autobusëve, furgonëve dhe kamionëve që kryejnë transport ndërkombëtar kanë protestuar këtë të hënë në Portin e Durrësit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shqiptare për zgjidhjen e problematikës që po pengon vijimin normal të aktivitetit të tyre në Itali dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Sipas drejtuesve të mjeteve, prej disa javësh ata po përballen me kthime në kufi nga autoritetet italiane, për shkak të tejkalimit të afatit të lejuar të qëndrimit në zonën Schengen. Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në punën e tyre, duke rrezikuar edhe burimin e të ardhurave. Përmes një peticioni drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, protestuesit kërkojnë zgjidhje urgjente dhe angazhim institucional për të adresuar këtë çështje.

 
Ata shpjegojnë se profesioni i tyre kërkon udhëtime të shpeshta drejt vendeve të BE-së, si dhe qëndrime të zgjatura për shkak të procedurave doganore, pritjeve në kufi, ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave. Për pasojë, në shumë raste, koha e qëndrimit në territorin evropian kalon kufirin e përcaktuar prej 90 ditësh brenda një periudhe 180-ditore. Shoferët theksojnë se edhe pajisja me viza me shumë hyrje nuk e zgjidh këtë problem, pasi rregulli 90/180 ditë mbetet në fuqi.

Në kërkesat e tyre, ata i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që ta ngrejë këtë shqetësim pranë Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare, si dhe të zhvillojë negociata dypalëshe me Italinë dhe vendet e tjera ku operojnë, me qëllim krijimin e një regjimi të veçantë për punonjësit e transportit ndërkombëtar. Protestuesit paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete, do të vijojnë me protesta dhe përshkallëzim të tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI