Nga Robert Aliaj
Figurat Publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston, qe si ushqim kryesor shpirteror e material ka publikun, pa te cilin nuk i mbetet më asnje vlere. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes neperkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike, dhe qe do të ishte e rëndësishme që publiku të mbështej ne angazhimin e tyre.
Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon.
Ata mendojnë që shprehja e lirë është e rrezikshme, duke mos e kuptuar atë si një pjesë integrale të lirisë në vetvete, drejt vetë- shprehjes dhe vetë-realizimit.
Ata ënderrojnë mitingjet politike pa dallim. Deklarojnë se gjithshka e bejnë per publikun, hiqen si patriotë, këndojnë këngë nacionaliste pa shije, por refuzojne te prononcohen publikisht në interes të publikut. Nuk duan të rrezikojnë thonë ata. Diafragma e tyre nuk hapet me teper se harku, figure publike - zyre publike. Bythlëpires dhe servile autoritetesh. Marrëdhënia natyrale simbiotike e tyre me mediat ka influencuar për ta përshtatur figurën politike gjithnjë e më shumë me imazhin politik të portretizuar në televizion. Nëpërmjet një procesi kuazi - darvinist, ngjarjet mediake, skandalet, sensacionet dhe format e tjera të politikës ordinere si lloj argëtimi dominojnë, duke e transformuar kuptimin e vërtetë të diskursit publik.
Mjafton frika e tyre për tu prononcuar ne lidhje me korrupsionin, për të kuptuar personalitetin e cunguar dhe sa e meritojnë ata respektin e puplikut.
Dua t'ju lehtësoj pak barrën, dua t'ju them se të jesh kundër korrupsionit nuk nënkupton përfshirjen ne politikë, as nuk bëhesh armik i qeverisë, përkundrazi, nga lëpirash mund të bëhesh një mjet efikas dhe mbështetës për pushtetin dhe mbrojten e interesave kombëtare e publike.
Liria e shprehjes është jetike, dhe shumë shpesh e pambrojtur kundër fanatizmit dhe tiranisë së paragjykimit, kjo është e vërtetë. Prandaj amplifikimi i thashethemeve pa kriter nëpër media e çnderon atë.