Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Këshilla vere: Si të gjuani dhe si të flirtoni në një plazh nudistësh!

Lapsi.al 4 July 2015
Këshilla vere: Si të gjuani dhe si të flirtoni në një

Ereksioni është normal por duhet mbajtur gjithmonë një peshqir për ta mbuluar. Flirtimi duhet të jetë i kujdesshëm sepse janë të gjithë vulnerabël – vullnetarët patrullojnë plazhin për të larguar perversat.

Herën e parë që Jordani ka takuar të dashurën tij Felicity, ishin që të dy lakuriq. Përpara se të takonte Felicity-në, Jordani u takua me nënën e saj, edhe ajo lakuriq. Vendi ishte "Rock Lodge" në New Jersey. Pak pas këtij takimi, ata themeluan "Natyristët e rinj të Amerikës", organizatë njëzetë dhe tridhjetë vjecarësh të cilët nuk kanë probleme te zhveshin rrobat.
Disa reality show si "Dating Naked" (takohemi të zhveshur) shfaqin lakuriqësinë si një sistem erotik që krijon panik social, por ajo që ndodh kur të gjithë janë lakuriq jo për dëshpërim seksual ose në ndjekje të famës, është krejtësisht e ndryshme. Në një plazh të "veshur", lakuriqësia merr kuptim seksual, në një plazh nudistësh, ku të gjithë janë njësoj, dinamikat sociale ndryshojnë. Pyetjet janë nga më të ndryshmet: a mund të bisedohet me një të panjohur në një plazh nudist? A mund të flirtohet?
Sigurisht, lakuriqësia nuk është sinonim i epshores. Qëllimi nuk është “të gjuash” dhe, në qoftë nëse dikush shkon mes nudistëve me këtë qëllim, bëhet lehtësisht i dallueshëm. Të shikosh është normale, sic ndodh edhe kur je i veshur, në rrugë ose në autobus, por një shikim që ka një qëllim tjetër e dallon direkt sepse të vë në siklet.

Të gjithë nudistët pajtohen se të socializosh pa rroba, është më pak seksuale se kur je i veshur. Perversët ekzistojnë, prandaj ekzistojnë edhe "ambasadorët e plazheve," vullnetarë të cilët patrullojnë për të kapur ata që thyejnë intimitetin e tjetrit apo shkrepin foto. Atëherë, si flirtojnë nudistët? Në të njëjtën mënyrë sic bëjnë seks iriqat: me shumë kujdes pra, në mënyrë që të mos jenë shumë agresivë.
Gjithashtu bisedat janë më pak të cekëta, sepse thyhen pengesat, nuk ekziston klasa apo statusi social, nuk mund të merrni përmasat e personit bazuar në markën e rrobave që vesh. I gjithë informacioni kalon nëpërmjet veprimit dhe fjalës.


Përvoja e parë mund të jetë e tmerrshme. 30 sekondat e para janë panik, vetëm shihet njëri-tjetrin në sy dhe jeni të frikësuar për t’a ulur vështrimin. Ose fiksoheni te gishtërinjtë e këmbës. Disa thonë se jeta seksuale e nudistëve është më pak eksituese sepse ajo s’ka ndjenjën e misterit. Por nuk është kështu, sepse pjesa më eksituese e një personi mbetet truri, pastaj është edhe energjia fizike që shpreh secili, pavarësisht formës që ka trupi. Shumë njerëz nuk dalin lakuriq as në shtëpi dhe fëmijët nuk shohin kurrë një trup të rritur pa rroba. Lakuriqësia shihet si dicka që lidhet ngushtë me krevatin dhe rrjedhiminsht, me seksin. Por ajo nuk është përshfaqje e shenjtë, është normalitet.
Si i bëhet kur dikush ka një ereksion në plazh?! Pranohet. Njerëzit e pjekur nuk gjykojnë. Megjithatë, rregulli numër një i nudistit është të ketë gjithmonë pranë një peshqir. Ekspozimi i penisit në ereksion  është i papërshtatshëm dhe ata që e bejnë, largohen nga plazhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI