Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë duhet bërë për të fjetur mirë kur është vapë

Lapsi.al 1 July 2015
Çfarë duhet bërë për të fjetur mirë kur

Nuk është e lehtë të flesh kur termometri shënon 40 gradë. E dimë mirë që vapa dhe temperaturat e larta janë të bezdisshme. Megjithatë ka zgjidhje që sipas ekspertit për gjumin Guy Meadows nëse zbatohen mund të flemë më mirë.

Gjakftohtësia - Nëse keni vapë, si hap të parë duhet të ruani gjakftohtësinë. Vetëm nëse e pranoni me qetësi dhe duke e larguar mendjen nga vapa mund të qetësoheni dhe të flini.

Krevat i freskët – Një këshillë praktike është ajo në vijim: merrini çarçafët (që duhet të jenë patjetër prej pambuku) futini në një zarf (ose qese) dhe futini ën frigorifer. Freskia do te zgjasë të paktës sa tu zërë gjumi.

Pizhama prej pambuku – Ndryshe nga sa mendohet, është mirë që të flini i veshur dhe jo nudo kur është vapë. Kështu, duhet pasur parasysh që të vishni pizhame prej pambuku. Ajrosen më mirë dhe ju mbajnë lëkurën të freskët.

Dritaret dhe ventilatorët – Duhet të flini me dritaren e hapur dhe nëse është e mundur aq më mirë nëse përdorni një ventilator për qarkullimin e ajrit.  

Mos u vononi – Me të nxehtin është normale që të shkoni në shtrat sa më vonë. Por, të hash dhe të pish derisa të vijë ora e gjumit, megjithëse kënaqësi nuk i bën mirë gjumit. Është më mirë që të lini të kalojnë të paktën 2 orë nga darka deri në gjumë dhe duke limituar konsumin e alkoolit.

Uji – Mbani gjithmonë një gotë me ujë mbi komodinë, për ta pirë nëse keni etje. Përpara se të shtriheni bëni një dush të ftohtë, një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu freskuar.

Zhurmat – Gjatë verës ka më shumë zhurmë në rrugë meqë dhe vapa stimulon aktivitetet në ajër të pastër. Është më mirë që të vëmë tapat e veshëve për të bllokuar zhurmat dhe për të fjetur normalisht.

Dhoma të freskët – Disa hapësira të shtëpisë janë më të freskëta se të tjerat. Kështu, nëse vapa është e padurueshme, lëvizeni krevatin në vendin e duhur./lapsi.al/ 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI