Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

A e ul dëshirën për seks fjetja në krevate të ndryshëm?

Lapsi.al 26 June 2015
A e ul dëshirën për seks fjetja në krevate të

Trendi më i ri në një lidhje janë dhomat e gjumit të ndara. Kjo mënyrë të jetuari po përhapet me shpejtësi, por po kaq shpejt po përndahet shqetësimi se dhomat e gjumit të ndara shkatërrojnë jetën seksuale në një çift, duke i dhënë kështu fund lidhjes. A është e vërtetë kjo?

90% e lidhjeve nisin me një krevat të përbashkët. Kjo nënkupton edhe afërsi emocionale. Normalisht edhe lidhja nënkupton më shumë përkëdhelje dhe seks, por me kalimin e kohës dëshira për seks bie.

Një sondazh zhvilluar kohët e fundit ka zbuluar se 60% e atyre që ndajnë një krevat, janë të kënaqur me jetën seksuale. Në të kundërt, janë 70% e atyre që flenë në krevate të ndryshëm që janë më të kënaqur nga jeta seksuale. Ata thonë se bëjnë seks të paktën dy herë në javë megjithatë zgjedhja për të ndarë krevatin është krejt subjektive. E rëndësishme është që të ndjeheni mirë kudo që flini!

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI