Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Studimi/ Gratë me të pasme të mëdha janë më të zgjuara

Lapsi.al 27 June 2015
Studimi/ Gratë me të pasme të mëdha janë më

Gratë me ije të gjera dhe prapanicë të madhe nuk kanë më asnjë arsye të ndihen në siklet. Një hulumtim i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se zonjat dhe zonjushat me prapanicë të theksuar janë më të zgjuara dhe të shëndetshme se sa ata me një anë B të gdhendur, raporton lapsi.al. Studimi  ka treguar se te personat me të pasme të mëdha ka një prezencë të shtuar të Omega3 që është vërtetuar në studimet shkencore të mëparshme se përshpejton zhvillimin e mendjes. Gratë me një anë B të theksuar kanë një rrezik më të ulët të vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Nivelet e glukozës dhe kolesterolit në këtë kategori të grave janë shumë më të ulëta se sa në tjetrin dhe për këtë të jetojnë më gjatë./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI