Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Ato që gratë nuk i bëjnë me burrat, por me dashnorët

Lapsi.al 30 June 2015
Ato që gratë nuk i bëjnë me burrat, por me dashnorët

Raportet jashtëmartesore stimulojnë fantazinë seksuale dhe rrëzojnë shumë nga pengesat që ekzistojnë mes burrit dhe gruas. Në këtë përfundim arrin Gleeden.com, një portal lider përsa u përket takimeve online të personave të martuar. Ai ka rreth 2.5 milionë anëtarë.

Sipas të dhënave të nxjerra nga një kërkim i këtij portali, që përfshiu mbi 10 mijë gra Europa, rezultoi se jeta seksuale mes të dashurve është më trasgresive dhe mes bashkëshortëve. 8 në 10 gra kanë pohuar se në raportet jashtëmartesore kanë provuar emocione dhe eksperience te paprovuara më parë me bashkëshortët.

Lojërat seksuale mes të dashurve e bëjnë marrëdhënien më “të çmendur”. Prangat janë shndërruar në mjete tradicionale dhe vendin e parë e zënë “lodrat e seksit”, që përdoren nga 90% e grave me të dashurit dhe vetëm nga 30% e tyre me bashkëshortët. 87% e grave pohojnë se u pëlqen të zgjedhin vende “të pazakontë” ku të bëjnë dashuri me të dashurit.

“Rutina dhe gjërat e zakonshme kanë tendencë ta “mbysin” në mënyrë progresive jetën seksuale të çifteve të martuar”, - shpjegon doktoresha Juliette Buffat e Gleeden.com. “Kjo na çon në skenarë klasikë dhe shumë të parashikueshëm”, - thotë ajo.

Seksi mes çifteve të martuar rrezikon të shndërrohet në një grackë. “Me të dashurin, thotë Buffat, një grua ndihet më e lirë për të eksploruar fantazitë seksuale.”

“Një grua e martuar, shpjegon ekspertja, nuk guxon shpesh të propozojë pozicione të reja, praktika të reja apo situata më origjinale, pasi ka frikë se paragjykohet nga burri. Shpesh pret që të jetë burri ai që ndërmerr iniciativën. Problemi qëndron tek fakti se burri, shpesh, kënaqet me një marrëdhënie seksuale më konvencionale e rutinore. Gruaja ka më tepër fantazi, por për ta çliruar atë ka nevojë për një lidhje jo zyrtare”. /femra.ch/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI