Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

4 rregulla “të arta” për një orgazëm të fuqishme

Lapsi.al 28 April 2015
4 rregulla “të arta” për një orgazëm të

Nuk po ju pëlqen seksi i kohëve të fundit? Nuk mund të përjetoni orgazmën? Me 4 veprime të thjeshta do t’ia arrini qëllimit. Orgazma femërore është mister i përhershëm dhe objekt interesimi. Meshkujve kjo gjë u është dukur gjithmonë një moment shumë interesant. Kjo sepse ëndërra e çdo mashkulli është që partneren e vet ta kënaqë deri në maksimum. Telegrafi shkruan se kur mësoni se ç’ka ju eksiton, partneri juaj mund t’jua stimulojë edhe më shumë dhe t’ju bëjë të përjetoni kënaqësinë maksimale.

1. Kujdesjet për klitorisin

Shumicës së femrave u është i nevojshëm stimulimi i kësaj pike, në mënyrë që të arrijnë kënaqësinë kulmore. Në të vërtetë, një numër shumë i vogël i femrave përjeton orgazëm vetëm me stimulimin e pikës G dhe me penetrim. Ato dinë që partnerit t’i japin udhëzime të qarta se në cilën mënyrë dhe me çka më së shumti dëshirojnë të jenë të stimuluara.

2. Nuk nguten me paralojën

Paraloja është e mirë, sepse arrin nivelin e eksitimit, ndihmon në relaksimin e plotë dhe përvojën seksuale e çon deri në maksimum. Dhe derisa të mos ketë rregulla të sakta – rreth 20 minuta paralojë disa femrave u sigurojnë që çdoherë të arrijnë orgazmën. Ngritja graduale e eksitimit, puthjet, përkëdheljet, të gjitha këto çojnë në përvojë të shkëlqyeshme seksuale me përfundimin i cili e rrumbullakon shkronjën O.

3. Flasin ç’ka dëshirojnë

Komunikojnë me partnerët e vet dhe i zbulojnë atë që dëshirojnë dhe atë çka nuk u pëlqen. I orientojnë, kërkojnë nga ata t’ua zbulojnë se ç’ka më së shumti i eksiton.

4. Nuk janë nën presion

Nuk ngarkohen me përfundimin e madh dhe nuk janë nën presion që patjetër duhet të përjetojnë orgazmën. Pikërisht për shkak të këtij relaksimi dhe kënaqësisë seksuale arrijnë deri në shpërthim të orgazmës. Duket se me këtë rast vlen rregulla: sa më shumë relaks më herët do të përjetosh orgazmën.

Të këshilluara

7 shenjat se ai ju tradhëton

Ka ardhur pranvera dhe një shprehje thotë se tani “zien gjaku”. Natyrisht gratë tradhtojnë, por thuhet se burrat janë m&eum...

20:24

5 armiqtë e seksit

1 – Atij i pëlqen mëngjesi, po ty? Jo - Po, është e vërtetë pjesa më e madhe e burrave e adhurojnë se...

20:08

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI