Flash

Ish-zëdhënësja e Berishës, Meçani: E vërteta e padisë ndaj ish-bashkëshortit

Lapsi.al 7 January 2015
Ish-zëdhënësja e Berishës, Meçani: E vërteta e

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani, ka paraqitur në gjykatë këto ditë një padi për ish-bashkëshortin, Dritan Haxhiraj. Juela prej disa vitesh është divorcuar ligjërisht nga babai i vajzës së saj dhe tashmë ka depozituar një tjetër padi në Gjykatën e Tiranës. Nuk vonoi shumë dhe mediat e shpërndanë lajmin, duke thënë se padia e bërë ishte për dhunën fizike dhe psikologjike që Meçanit i është bërë nga ish-bashkëshorti. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Juela e hedh poshtë një lajm të tillë. “Lajmi është bërë publik nga një media, e më pas u shpërnda i njëjti lajm dhe në të tjera portale online, megjithatë është i deformuar. Fillimisht doja të saktësoja që divorci im është i hershëm dhe jo më 5 qershor, si është shkruar. Unë dhe ish-bashkëshorti im kemi disa vite që jemi ndarë ligjërisht. E vërteta është që unë kam bërë një padi, por dua të saktësoj këtu që nuk është një padi për dhunë fizike. Është absurde edhe kur e mendoj një fakt të tillë te vetja ime, jo më ta përjetoja. Akuza është për presion psikologjik, dhe jo dhunë fizike, sikurse është shkruar në media. Gjyqi është për procedurat e zakonshme që ndodhin pas divorcit. Ish-bashkëshorti im është rezident jashtë Shqipërisë dhe nuk kemi mundur të bëjmë ndarjen e pasurive. Ndaj dhe tani ka vendosur që të bëjmë gjyqin për të ndarë pasuritë e përbashkëta që kemi. Kjo është procedura e ndjekur nga të gjitha çiftet që divorcohen në vendin tonë. Shpresoj që padia ime të bëjë që procesi të ecë më shpejt dhe të mos zvarritet ashtu si rëndom ndodh nëpër gjykatat shqiptare”. Meçani shprehet e indinjuar nga mediat shqiptare, duke thënë se i kanë cenuar privatësinë. “E gjitha kjo është një çështje shumë e brendshme, shumë familjare për t’u botuar në media. Unë kam qenë gazetare, e di se si funksionon, por njerëzit që kanë marrë përsipër të shkruajnë rreth këtij lajmi, nuk janë profesionistë. Madje kanë shkuar deri aty sa kanë përmendur emrin e vajzës sime, e cila është e mitur. Mendoj se është e tepërt dhe e pavlerë. Janë të lirë të shkruajnë ç’të duan rreth meje, por pa përmendur emrin e një fëmije në mes”, mbyll prononcimin e saj, ish-zëdhënësja e Berishës./GazetaShqiptare/

Të këshilluara

Fotoja e pazakontë e Kallashit

Valltarja Donjeta Kosumi - Kallashi e ka publikuar në Facebook një fotografi jo të zakonshme për stilin e saj. Në të bardha ajo ka...

20:20

Ana “B” e Alessia Marcuzzi

Nga nisja e “Isola dei famosi” (Ishulli i të famshëmve) mungojnë vetëm 20 ditë. Reality shoë që transmetohet n&eu...

10:54

Didi i policisë me trup boksieri

Plot 21 vite më parë drejtori aktual i policisë së shtetit, Artan Didi, ka qenë një boksier i dalluar i forcave RENEA (foto) qe e ...

23:00

Jozefina: Razem! Mes bores

  Ish-kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli po i shijon pushimet e dimrit mes bardh...

21:06

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI