Flash

Pieracconi publikon telefonatën me vajzën e tij, por publiku e kryqëzon

Lapsi.al 6 January 2015
Pieracconi publikon telefonatën me vajzën e tij, por publiku e

Më 3 janar Leonardo Pieraccioni vendosi të riprodhojë në rrjetet sociale një telefonatë klasike të tijën me Martinën, vajzën 4-vjeçare që ka me Laura Torrisin, më të cilën Leonardo është ndarë para pak kohësh.

“Një telefonatë klasike me time bijë:

Alo? ... Alooo?

(Një zë dëgjohet në sfond) He Martina fol, është babua...

Alo e dashur?... Alo?

Heshtje.

E daaaashuuur! Çfarë po bën??

(Zëri në sfond) jepi Marti, fol!

Alo e daaashur! Çfarë po bën, po luan? Mirë je???

Heshtje.

E dashuuuuuur? Nuk do thuash gjë?

Zëri merr telefonin: Asgjë, nuk do të flasë, megjithëse ishte ajo që më tha “të telefonojmë babon”

Epo mirë... asgjë!

Asgjë.

Ti mirë?

Po, mirë, dëgjohemi më vonë atëherë.

Ok, Martina do ta përshëndesësh babon...?

JO.

Asgjë, dëgjohemi më vonë.

Më vonë, Mirupafshim”.

Por në Facebook ka shpërthyer stuhia e komenteve. Shumë nga fansat kanë këmbëngulur se nuk është problemi që një vajzë nuk i flet të atit, problemi është tek ndarja e prindërve dhe mungesa e Leonardos. Regjisori ndërkohë ka kërkuar ta zhdramatizojë dhe ka shkruar sërish në FB. “Miqtë e mi, sido të thoshte i madhi Crozza kur imiton Renzin, nuk ka komplot në telefonatën e mëposhtme. Dikush shkruan “e urej divorcin, nëse nuk flet në telefon do të bëhet si Ceccherini!”. Ishte “thjesht për të qeshur” dhe kaq. Një shembull i telefonatave klasike të një 4-vjeçareje shumë konfuze. Ju falënderoj por mos u shqetësoni shumë, për momentin vogëlushja është shumë e lumtur që sheh dy prindërit e saj teksa rritet. Në rregull miqtë e mi?!! Apo siç ka thënë Wanna Marchi “Dakoooooord?”./lapsi.al/

Të këshilluara

Ana “B” e Alessia Marcuzzi

Nga nisja e “Isola dei famosi” (Ishulli i të famshëmve) mungojnë vetëm 20 ditë. Reality shoë që transmetohet n&eu...

10:54

Didi i policisë me trup boksieri

Plot 21 vite më parë drejtori aktual i policisë së shtetit, Artan Didi, ka qenë një boksier i dalluar i forcave RENEA (foto) qe e ...

23:00

Jozefina: Razem! Mes bores

  Ish-kryetarja e Parlamentit dhe nënkryetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli po i shijon pushimet e dimrit mes bardh...

21:06

Kështu nis 2015-a për Bleonën

Nuk ndalet këngëtarja Bleona Qerreti pavarësisht komenteve negative që i bëhen në rrjetin social Facebook. Dhe ndërsa shum&eu...

17:08

Viti i Ri i Naike Rivelli

Në këtë mënyrë modelja italiane Naike Rivelli, vajza e aktores Ornella Mutti u uron ndjekësve të saj në Twitter vitin e ...

09:48

Ja si është në mëngjes Angela Martini

Angela Martini vazhdon pushimet ne ishullin St Barth, ne Karaibe. Kjo eshte fotoja e me e fundit qe ajo poston ne rrjetet sociale, sic shihet, topless ne pishin...

18:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI