Flash

Përse nuk erdhi asnjë i ftuar nga jashtë në festivalin e RTSH

Lapsi.al 29 December 2014
Përse nuk erdhi asnjë i ftuar nga jashtë në festivalin e

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë edicion të Festivalit të Këngës në RTSH ka munguar i ftuari ndërkombëtar. U përfol shumë për fituesen në garë të ESC 2014, Conchita por për shkak të angazhimeve të saj ai/ajo e pati të pamundur ardhjen në Shqipëri. E megjithate stafi organizator menjëherë e gjeti zëvendësuesin. Bëhej fjalë për fituesin e Eurovison Song Contest në vitin 2009 Aleksander Rybak, i njohur ndryshe edhe si djali me violinë, i cili mahniti publikun europian me këngën “Fairytale”. E ndërkohë, që të gjithë në Pallatin e Kongreseve dhe teleshikuesit në përfundim të 18 këngëve në gare prisnin të degjonin zërin e shijonin performancën e këngëtarit Aleksander Rybak, në festival as që u përmend mungesa e tij. Fituesi i Erovision Song Contest kishte konfirmuar ditë më parë prezencën e tij në Fest 53 por në momentin e fundit duket se diçka ka shkuar siç ishte parashikuar. Këngëtari ka publikuar në faqen e tij në Facebook një status ku me keqardhje informon të gjithë fansat, përfshirë këtu edhe ata shqiptar se vizita e tij në Shqiperi ishte anuluar, kjo për mosmarrëveshje midis tij dhe stafit organizativ të RTSH për arsye që e detyronin atë të bënte diçka jashtë natyrës se tij artiske në performancën në skenë.

“Jam shumë i keqardhur që nuk do të jem në ESC në Shqipëri këtë fundjavë. Pas të gjitha atyre që kanë ndodhur dhe disa keqkuptimeve me kompaninë që më ka ftuar e ndiej veten fare pa energji. Unë nuk jam krenar për këtë (nuk kam anuluar ndonjë gjë për një kohë të gjatë), por këtë herë unë duhet t’i përcaktoj limitet e mia kështu që unë nuk do të bëhem një budalla duke dalë nga vetja ime në skenë. Për njerëzit që kanë pritur për mua në Shqipëri, unë shpresoj se do të vijnë mundësi të tjera! Më vjen keq. Alex.” – shkruan ai në Facebook.

Të këshilluara

Femrat më seksi të 2014-ës (foto)

Gazeta e njohur britanike Daily Mail ka bërë një renditje të femrave me trupin më seksi për vitin 2014. Ndër to gjenden k&eum...

19:40

Rama, selfie edhe me Lindën

Një selfie edhe me Lindën. Deri tani e kishim parë të bente foto me celularin e tij që nga Miri, polici i aeroportit të Çikagos e deri tek ish-të përndjekurit e...

14:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI