Flash

U mbyt në liqenin e Ulzës, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

Lapsi.al 17 June 2026

Pas 48 orë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajsi i cili u mbyt në ujërat e liqenit të Ulzës pasditen e së hënës.

Trupi i të riut është zbuluar nga një pajisje dron nën ujor i Forcave Detare, që mbërriti këtë të mërkurë. Kërkimet u zhvilluan nga palumbarët e forcave RENEA, të forcave të armatosura e shërbime të tjera të mbrojtes civile të Bashkisë Mat.

Pas konstatimit me pajisjen dron, në thellësi 37 metra, janë zhytur palumbarët e forcave RENEA dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në sipërfaqe të trupit të pajetë të 37 vjeçarit.

Ndërkohë, trupi u transportua për ekspertizë mjekoligjore e më pas do t’i dorëzohet familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit. 37 vjeçari Armand Zajsi kishte shkuar në Ulëz bashkë me kushurinj e shokë për të darkuar në një nga restorantet e zonës, të Martën do të rikthehej në Itali ku jetonte e punonte prej shumë vitesh.

Teksa ka qenë në breg të liqenit ai ka marrë mjetin ujor jetsci (xhetski) dhe ka hyrë në ujërat e liqenit duke bërë disa xhiro. Në një moment është rrëzuar nga mjeti ujor dhe ka tentuar me not t’i afrohet por dyshohet se në këtë moment ka humbur ndjenjat dhe është zhytur në thellësi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI