
Aktivisti Arben Kola, pak para nisjes së protestës së 18-të qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama, ka deklaruar se ashtu si ditë më parë, dhe sot fokusi i protestës është vetëm një, dorëheqja e kryeministrit.
“Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është ‘Dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje’. Ky është fokusi kryesor”, deklaroi ai.
Aktivisti u ndal veçanërisht te situata e pensionistëve, duke theksuar se protesta e sotme i kushtohet në një masë të madhe brezit të tretë, që sipas tij po përballet me vështirësi.
Arben Kola: Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është “DORËHEQJE, DORËHEQJE, DORËHEQJE”. Ky është fokusi kryesor. Në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak.
Ne kemi ngelë, 10 milion shqiptarë, 6 milionë ide, 3 milionë platforma, 1 milionë që janë kandidat për të vol, diku te 500 mijë që janë kandidat për kryeministër, dhe nuk dimë se si të bëjmë.
Ju e dini që mosha e tretë, e prindërve tanë, janë të braktisur si rezultat i shpopullimit, janë të lënë pas dore me pensione qesharake, pa ilaçe pa gjë, i detyrohemi këtij brezi, i cili punoi, u përpoq për Shqipërinë, pavarësisht se u manipulua si nga sistemi i kaluar, si nga sistemi 35-vjeçar tani.