Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Tenderi i antenave të RTSH, hije skandali mbi KPP

Lapsi.al 29 September 2026

Kur kanë kaluar mbi dy muaj që Komisioni i Porkurimit Publik mban peng dosjen e tenderit për mirmëmbajtjen e antenave të Radiotelivizonit Shqiptar, dyshimet për një aferë korruptive sa vinë e shtohen. I emëruar në krye të KPP si një kandidaturë e të pandehurës Belinda Balluku, zsoti Ismail Shehu ka shkelur me vetëdije ligjin, i cili parashikon se brenda një afati 20- 30 ditor u duhet kthyer përgjigjë subjekteve që kanë marrë pjesë në garën për mirëmbajtjen e antenave.

Fakti që fituesi është shpallur dhe ankesat e pkesmarrësve të tjerë janë administruar, por kanë kaluar dy muaj mbi afatin ligjur që bllokohet vijimësia e procedurave, nuk mund të shpjegohet veçse me ndërhyrje të dyshimta që mund të prodhojnë një skandal të ri për mazhorancën. Vetë KPP nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar për mbajtjen peng të procedurave ligjore, por burime brenda institucionit flasin për ndërhyrje ekstra ligjore që do të kenë pasoja jo vetëm për transemtuesin publik por edhe për trafikun ajror, antenat e radiove të policisë dhe atyre të Shërbimit Informativ, antenat e të cilëve janë vendosur në kullat e antenave të RTSH, që kanë nevojë urgjente për mirëmbajtje.

E çuditshme është se, pavarëisht se afati është kaluar me dy muaj duke rrezikuar jo thjesht programet e RTSH por edhe sigurinë komëbtare, drejtuesit e televizionit publik nuk i janë drejtuar ende prokurorisë për të hetuar interesat që fshihen pas kësaj afere. Dosja e tenderit për mirëmbajtjen e antenave, është dorëzuar nga Radiotelevizioni Shqiptar më 23 qershor pas ankesave të dy operatorëve humbës.

Përgatitja e dokumentacionit të tenderit zgjati tre muaj, nga 26 marsi deri më 26 qershor, ndërsa pas shpalljes së procedurës, u regjistruan 3 operatorë konkurrues, u shpall fituesi dhe u administruan ankesat e paraqitura nga operatorët pjesëmarrës. Për më tepër që një nga kompanitë ankuese, rezulton sipas vetë KPP me dokumenta të falsifikuara.Por, ndërsa po mbyllet shtatori, ende nuk ka përgjigje nga KPP. Pra është e qartë që zvarritja nuk ka asnjë lidhje më procedurat teknike, por me interesa që duhen hetuar.

Të këshilluara

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI