Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Të huajt shpenzuan më shumë se 1 miliard euro në Shqipëri për tremujorin e parë

Lapsi.al 11 June 2026

Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e huaj që kanë udhëtuar në Shqipëri. Në kahun tjetër, edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur shifra të papara deri tani.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bëjnë të ditur se në 3 mujorin e parë të vitit 2026, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1 miliard e 4 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 14.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tre muajt e parë të vitit, në vend hynë 1.67 milionë shtetas të huaj, me një rritje minimale prej 3.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuria e dobët u ndikua nga dy muajt e parë të vitit, ku në janar ranë me 1.5% dhe në shkurt u rritën me vetëm 0.03%, të ndikuara dhe nga moti i pafavorshëm. Në mars turizmi filloi të gjallërohej, me hyrjet që u rritën me 10.8%.

Nuk kursehen as shqiptarët jashtë

Më shumë të huaj po vijnë në vend, por dhe më shumë shqiptarë po zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tre muajt e parë të vitit shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 579  milionë euro, me një rritje prej 11.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit u shënuan gati 2 milion dale të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 5.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vendit i mbeten  363  milionë euro nga turizmi

Ndonëse të huajt kanë shtuar shpenzimet në Shqipëri, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë. Megjithatë, më shumë para kanë mbetur në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë ishte  363 milionë euro në tremujorin e parë të vitit.

Që prej vitit 2015, Shqipëria ka një bilanc pozitiv të udhëtimeve, që ka ardhur duke u rritur viti pas viti./MONITOR

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI