Flash

“La Repubblica”: Në Tiranë mijëra në rrugë për "Revolucionin e Flamingove"

Lapsi.al 10 June 2026

Nga "La Repubblica"/ Mijëra protestues u mblodhën përsëri sot në Tiranë përpara zyrave të Kryeministrit Edi Rama për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh, shkruan gazeta italiane “La Repubblica”. 

Sipas saj, projekti, i mbështetur nga fondi “Affinity Partners” i Jared Kushner dhe Ivanka Trump, do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe në ish-ishullin ushtarak të Sazanit. 

Aktivistët, të cilët dolën në rrugë me flamingo të fryrë në të ashtuquajturin "Revolucioni i Flamingove", denoncojnë shkatërrimin e ekosistemit lokal dhe mungesën e transparencës në leje.

Protestat - të cilat kanë vazhduar për më shumë se një javë - u nxitën nga shfaqja e buldozerëve dhe gardheve të parë në zonën bregdetare dhe përhapja virale e një videoje që tregonte një aktivist që largohej me forcë nga rojet private të sigurisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI