Flash

Kuvend/ 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon shpjegime nga Ministria e Mjedisit për investimet në Nartë

Lapsi.al 11 June 2026

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare ku në rend dite është parashikuar zhvillimi i 6 interpelancave. Interpelancat hapen me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës. Ata kërkojnë transparencë mbi bazën ligjore të projektit, studimet për ndikimin në mjedis apo për respektimin e legjislacionit për zonat e mbrojtura.

Deputetët e PD kanë thirrur në interpelancë edhe ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij. Ligjvënësit e opozitës kërkojnë sqarime mbi mënyrën e organizimit dhe të drejtimit të operacionit policor.

Deputeti Agron Shehaj ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama lidhur me koncesionin “Për projektimin, ndërtmin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar”. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj pritet të japë shpjegime për Durana Park, e thirrur në interpelancë nga demokrati Eno Bozdo, për procedurat e ndjekura dhe përdorimin e fondeve publike.Agron Shehaj e Erald Kapri kanë kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministrin e Financave Petrit Malaj lidhur me ekzekutimin e detyrimeve financiare dhe mbledhjen e gjobës prej 120 milionë euro ndaj kompanisë Bankers Petroleum si dhe për për të ardhurat e realizuara nga koncesionet dhe partneritetet publike private në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI