
SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e parashikuar për 29 shtatorin.
Vendimi i Prokurorisë së Posaçme vjen në kuadër të masave të vendosura ndaj Veliajt, ndërsa kërkesa e Këshillit Bashkiak synonte t’i mundësonte atij të merrte pjesë në mbledhjen e sotme.
Veliaj ndodhet pas hekurave që prej shkurtit të vitit 2025.