Flash

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 29 September 2026

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Maliqit, pasi dyshohet se shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira.  Operacioni i koduar “Drithas” u finalizua pas disa javësh hetime me metoda speciale nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Korçë. 

Njoftimi:

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Drithas”.

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari. Sekuestrohen sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për disa javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Drithas, finalizuan operacionin e koduar “Drithas”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46