
U mbajt këtë të hënë protesta e 121-të kundër Ramës. Tubimi kundër qeverisë u zhvendos drejt Qytetit Studenti, ku protestuesit vijuan marshimin me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Në qendër të tubimit janë vendosur studentët dhe të rinjtë.
“Erdhën studentët”, “Studentë bashkohuni, kombi na thërret”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” kanë qenë disa prej thirrjeve që kanë shoqëruar marshimin.
Protesta qytetare ka mbërritur në ditën e 121-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve dhe marshimeve në kryeqytet. /LAPSI.al