
Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike kundër zgjedhjes së Endrit Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit.
Deputetët e PD-së e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Shabanit, i cili u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. Opozita pretendon se procedura e ndjekur për zgjedhjen e tij ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka ngritur pretendime edhe për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit.
Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë argumentet e palëve dhe kërkesën për të vlerësuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Endri Shabanit