Flash

Shqipëria, më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

Lapsi.al 29 July 2026

Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eurostat vitin e kaluar ato kaluan mesataren e BE-së. Çmimet e veshjeve në vendin tonë ishin 5,5 për qind më të larta se mesatarja e BE-së vitin e kaluar. Indeksi i çmimeve të veshjeve sipas fuqisë blerëse në vendin tonë shënoi 105.2 për qind në raport me mesataren BE=100. Me këtë rritje Shqipëria renditet ndër 11 vendet e Europës me çmimet me të larta te veshjeve sipas fuqisë blerëse.

Më të shtrenjta se Shqipëria janë vetëm vendet shumë të zhvilluara të tilla si Zvicra, Irlanda, Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj. Një bluzë, një pallto që dikur konsideroheshin relativisht të lira në raport me Europën, tashmë po tejkalojnë çmimet e tregjeve më të zhvilluara. Shqipëria ka kaluar nga një nivel çmimesh dukshëm më i ulët drejt një konvergjence të shpejtë. Rreth katër vite më parë, indeksi për veshjet ishte afërsisht në nivelin 96.5% e mesatares se BE-së.

Më pas, ato ranë edhe më poshtë në rreth 90.7 në vitin 2023. Në vitet pasuese, trendi u përmbys me shpejtësi. Indeksi u rikthye në 105.2 në 2025.

Të dhënat tregojnë se brenda një viti Shqipëria ka kaluar nga një treg relativisht i lirë për veshjet në një treg ku çmimet jo vetëm janë barazuar me mesataren e BE-së, por e kanë tejkaluar atë.

Sipas renditjes se Eurostat Shqipëria është nga më të shtrenjtat e Ballkanit dhe Europës për veshjet. Tradicionalisht, Mali i Zi ka pasur çmimet më të larta në rajon, ndërsa Maqedonia e Veriut më të ulëtat.

Para 10 vitesh Shqipëria ka qenë në pozicion te favorshëm me rreth 50% te mesatares se BE, por në vitet e fundit është zhvendosur, duke u bërë më e shtrenjta në Rajon më 2025, por edhe nga më të shtrenjtat në Europë.

Shqipëria nuk është prodhuese e veshjeve për tregun vendas, teksa shumica e mallrave vijnë nga jashtë. Krizave globale të viteve të fundit i ndikoi zingjirët e furnizimit të cilët ende nuk janë kthyer plotësisht në normalitet.

Gjithashtu ritja e të ardhurave të disponueshme në një segment të caktuar të popullsisë dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorit kanë nxitur një kërkesë më të lartë për marka dhe produkte me cilësi e çmim më të lartë.

Ndërkohë edhe kostot e brendshme janë rritur, si qiratë e dyqaneve, pagat, duke bërë që një pjesë e këtyre shpenzimeve të përfshihen në çmimet fundore.

Ndërsa Shqipëria afrohet ekonomikisht me Europën, çmimet po priren të barazohen më shpejt se të ardhurat./ Monitor

Të këshilluara

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI