Flash

Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën një person, plagoset drejtuesi i mjetit

Lapsi.al 28 July 2026

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të zonës në Fushe Kruje.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një ‘Volkswagen’ me drejtues Viktor Dodën dhe një ‘Benz’ që drejtohej nga Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti ‘Benz’.

Të këshilluara

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI