Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Sezoni turistik, udhëzim i ri për nivelin e zhurmave nëpër lokale

Lapsi.al 28 July 2026

Në kuadër të monitorimit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë pune në qarkun e Lezhës, ku inspektoi masat e sigurisë në Portin e Shëngjinit dhe zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës me Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, Prefektin e Qarkut dhe drejtues të institucioneve vendore.

Në Portin e Shëngjinit, ministri u njoh nga afër me organizimin e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe strukturave të tjera përgjegjëse për përballimin e fluksit të lartë të hyrje-daljeve gjatë sezonit veror. Ai vlerësoi angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, si dhe bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, patrullat e përbashkëta të së cilës kontribuojnë në garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike të Shëngjinit.

 
"Çdo qytetar që vendos të vizitojë Shqipërinë sjell me vete pritshmëritë për më shumë siguri dhe qetësi. Një peshë e madhe për realizimin e këtyre pritshmërive i takon Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse, të cilat janë të angazhuara për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët," u shpreh ministri Lamallari.

Ai përsëriti apelin për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor, duke theksuar se parandalimi i aksidenteve kërkon jo vetëm ndërgjegjësim qytetar, por edhe zbatim të vendosur të ligjit ndaj shkelësve të përsëritur që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë takimit në Bashkinë e Lezhës, vëmendja u përqendrua në zbatimin e Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, i cili përcakton nivelet e lejuara të zhurmës në mjedis.

Ministri Lamallari bëri të ditur se, pas botimit në Fletoren Zyrtare, udhëzimi ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim si nga subjektet që ushtrojnë aktivitete ekonomike dhe sociale që prodhojnë zhurmë, ashtu edhe nga autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit, të cilat do të monitorojnë respektimin e tij në të gjithë territorin.

Sipas Udhëzimit, në mjediset publike niveli maksimal i lejuar i zhurmës është 65 decibel gjatë fashës orare 11:00–20:00 dhe 45 decibel gjatë orarit 20:00–24:00 për baret, restorantet, beach-barët dhe subjektet e tjera që zhvillojnë aktivitete argëtuese.

"Dëshirojmë që çdo qytetar dhe çdo turist të gjejë në Shqipëri jo vetëm siguri, por edhe qetësi. Kush zgjedh të pushojë në Shëngjin, Rana e Hedhun apo në çdo zonë tjetër turistike duhet të ketë mundësinë të shijojë pushimet pa u shqetësuar nga nivele të larta zhurme. Kjo është një e drejtë e qytetarëve dhe një detyrim për institucionet që ta garantojnë", theksoi ministri.

Ai nënvizoi se ndryshimet në udhëzim janë hartuar në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke synuar një ekuilibër mes zhvillimit të aktivitetit ekonomik dhe mbrojtjes së shëndetit publik e cilësisë së jetës.

Ministri bëri të ditur se Policia e Shtetit është pajisur me aparatura për matjen e niveleve të zhurmës dhe do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme, në bashkëpunim me pushtetin vendor, në të gjitha zonat turistike, nga Velipoja deri në Ksamil.

Në përfundim të vizitës, ministri Lamallari falënderoi efektivët e Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucionet e angazhuara në terren për punën e përditshme në garantimin e rendit, sigurisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve e turistëve, duke shprehur besimin se edhe sezoni turistik 2026 do të jetë më i suksesshmi për Shqipërinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka falënderuar punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës, të cilët janë në shërbim të përbashkët me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare në zonën e Shëngjinit, në kuadër të sezonit turistik. Hita theksoi se siguria rrugore gjatë sezonit turistik mbetet një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit, ndaj janë shtuar mjetet inteligjente dhe kontrollet në të gjitha akset rrugore.

"Vetëm gjatë fundjavës janë ndëshkuar 357 drejtues automjetesh për tejkalim të shpejtësisë, me shpejtësi të konstatuara që varionin nga 150 km/h deri në mbi 200 km/h. U bëj apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe të gjitha rregullat e qarkullimit, pasi shpejtësia mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja fatale", tha Hita.

Të këshilluara

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI