Flash

SHBA ‘humbet statusin’ si vend pa fruth pas më shumë se 20 vitesh/ Mbi 5,400 raste dhe 10 viktima

Lapsi.al 18 November 2026

SHBA ‘humbet statusin’ si vend pa fruth pas më shumë se 20

Shtetet e Bashkuara kanë humbur statusin si vend ku fruthi është eliminuar, pas më shumë se dy dekadash, për shkak të rritjes së rasteve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje. 

Vendimi u mor nga Organizata Panamerikane e Shëndetësisë (PAHO), e cila konstatoi se virusi ka qarkulluar në mënyrë të pandërprerë në SHBA për më shumë se 12 muaj. 

Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 5,400 raste dhe 10 viktima, shifra më e lartë që nga vitet 1990. Statusin e eliminimit të fruthit e kanë humbur gjithashtu Meksika dhe Bolivia.

Drejtori i PAHO-s, Jarbas Barbosa, paralajmëroi se rikthimi i sëmundjes lidhet me mangësitë në vaksinim, duke i cilësuar shifrat një sinjal serioz për rajonin. Ndërkohë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA deklaroi se synon rikthimin e këtij statusi përmes zgjerimit të aksesit në vaksinim.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, e cila mund të shkaktojë komplikacione të rënda dhe, në disa raste, edhe vdekjen. Sipas rekomandimeve amerikane, dy doza të vaksinës MMR ofrojnë rreth 97% mbrojtje ndaj sëmundjes.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI