Flash

Protestë kombëtare kundër qeverisë, qytetarët mblidhen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 18 November 2026

Protestë kombëtare kundër qeverisë, qytetarët mblidhen

Qytetarët dhe mbështetësit e opozitës rikthehen sot në shesh në kuadër të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi kombëtar është paralajmëruar të nisë në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protesta e sotme është pjesë e një kalendari të përcaktuar nga organizatorët, sipas të cilit tubimet do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Thirrja për protestë vjen pas tensioneve të regjistruara një ditë më parë, kur protestuesit u përplasën me forcat e Policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë tubimit të së martës, një pjesë e protestuesve kundërshtuan zhvendosjen nga bulevardi drejt trotuarit, ndërsa policia argumentoi se ndërhyrja synonte lirimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit të automjeteve. 

Situata u përshkallëzua në përplasje fizike, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat. Mes tyre kishte edhe gra, vajza dhe të moshuar.  Protestuesit kundërshtuan mënyrën e ndërhyrjes së uniformave blu, duke pretenduar se kishin marrë leje për zhvillimin e tubimit dhe se po ushtronin një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, policia argumentoi se veprimet ishin të nevojshme për të mbajtur të lirë qarkullimin. Protesta e së martës përfundoi në Sheshin Skënderbej, ndërsa sot pritet një tjetër tubim në kuadër të aksionit kundër qeverisë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI