Flash

Tjetër protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Lapsi.al 18 November 2026

Tjetër protestë kombëtare kundër Ramës dhe

Një tjetër protestë kombëtare kundër qeverisë është paralajmëruar për sot në orën 14:00 në Tiranë, pas tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë gjatë tubimit të së martës. Protesta e sotme është pjesë e kalendarit të ri të tubimeve, të cilat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës.

Një ditë më parë, situata u tensionua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Policia ndërhyri për të zhvendosur protestuesit në trotuar dhe për të liruar qarkullimin e automjeteve, duke iu referuar aktit normativ të qeverisë. Refuzimi i një pjese të pjesëmarrësve për t'u larguar nga rruga solli përplasje fizike me efektivët dhe shoqërimin e disa protestuesve në komisariat, mes tyre gra, vajza dhe të moshuar. 

Protestuesit akuzuan policinë për përdorim force dhe kundërshtuan ndërhyrjen, duke pretenduar se tubimi ishte i autorizuar dhe se e drejta për protestë garantohet nga Kushtetuta. Nga ana tjetër, policia argumentoi se veprimet e saj synonin lirimin e bulevardit dhe garantimin e qarkullimit. Pas përplasjeve, tubimi u mbyll në Sheshin Skënderbej, ku pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar dhe u larguan me thirrjen “Nesër më shumë”, duke paralajmëruar vijimin e protestave.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI