Flash

Prapaskenat/ Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga rabinët në Bruksel

Ceremonia që Rama e shet si një “çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë” nuk është tjetër veçse një qokë mes Ramës, rabinit hebre dhe ish-Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel

Lapsi.al 17 November 2026

Prapaskenat/ Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga

“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë” – shkroi kryeministri Edi Rama mëngjesin e 17 nëntorit në rrjetin e tij social Facebook. 

Më pas zyra e shtypit shpërndau disa pamje nga ceremonia e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel ku Rama ishte nderuar me çmim nga Kryerabini Pinchas Goldschmidt. Në pamje ishte hequr momenti i fjalës së Ramës që mesa duket nuk ka dashur të shpërndajë ato që ka thënë. 

Por çështja është diku tjetër. 

Kjo ceremoni që Rama e shet si një “çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë” nuk duket të jetë tjetër veçse një qokë mes Ramës, rabinit hebre dhe ish-Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel. 

Ky i fundit mbajti një fjalim në nisje të ceremonisë ku me siguri nuk i kurseu lëvdatat për Ramën. Dhe ka arsye. Tashmë që Michel e ka lënë politikën, i është futur biznesit. Ish-kryeministri i Belgjikës iu bashkua në prill të këtij viti një studioje ligjore franceze arbitrazhi me qendër në Paris të quajtur “Clay Arbitration”. 

Prapaskenat/ Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga

Në shtator të këtij viti, kjo studio ligjore mbronte qeverinë shqiptare, (më saktë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) në gjyqin e arbitrazhit të zhvilluar në Londër përballë kompanisë MABCO të Behgjet Pacollit për çështjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Sipas një verifikimi që bëri lapsi.al, revista e specializuar “Global Arbitration Review”, në konfliktin e arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës, shteti shqiptar përfaqësohet nga “Clay Arbitration”, studioja ku është angazhuar Charles Michel.

Prapaskenat/ Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga

Prapaskenat/ Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga

Dikur, Charles Michel vinte në Tiranë si President i Këshillit Europian apo si kryeministër i Belgjikës dhe fjala e tij ishte e një rëndësie të veçantë për të vlerësuar punën e qeverisë shqiptare në integrimin e Shqipërisë. Tani ai është pjesë e një studioje ligjore dhe mbron qeverinë shqiptare. 

Thënë më thjesht, Rama i jep punë, ai i jep dekorata. 

Por Rama ka një lidhje të ngjashme edhe me Kryerabinin Pinchas Goldschmidt. Tashmë është Rama që merr një çmim të lartë nga rabini. 

Dy vjet më parë (maj 2024) ishte Rama që mbajti një nga fjalimet kryesore për nder të Goldschmidt në Aachen të Gjermanisë kur Goldschmidt mori Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh (Charlemagne Prize). Në atë kohë Rama e vlerësoi figurën e rabinit dhe rolin e tij për paqen dhe vlerat evropiane.

Prapaskenat/ Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga

Goldschmidt e ka cilësuar publikisht Ramën si "mik" dhe "një mik të vërtetë të popullit hebre", duke vlerësuar shpesh traditën historike të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe politikat aktuale të qeverisë shqiptare për harmoninë ndërfetare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI