Flash

Tension para Kryeministrisë/ Policia nuk lejon më as protestat paqësore

Lapsi.al 17 November 2026

Tension para Kryeministrisë/ Policia nuk lejon më as protestat

Tensionë dhe përplasje në protestën e  171-të të zhvilluar mbrëmjen e së martës përpara godinës së qeverisë. Policia ka tërhequr zvarrë një protestues të moshuar, duke e marrë me forcë në furgon.

Situata u shoqërua me tension të lartë. Qytetari po qëndronte i qetë në bulevard dhe ishte edhe me biçikletë, kur në mënyrë të papritur kanë ndërhyrë efektivët.

Tensionet vijojnë në bulevard dhe reprezalja policore vazhdon, duke tentuar që të mos lejojnë protestat.  Qytetarët ndërkaq po marshojnë.

Siç raportojnë mediat, ka pasur një urdhër, që policët të largojnë qytetarët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodh, edhe pse e drejta për të protestuar është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI