Flash

Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Vuçiç sulmon listën studentore: Terror institucional!

Lapsi.al 17 November 2026

Konstituohet Kuvendi i Serbisë, Vuçiç sulmon listën

Përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi u betuan të martën si deputetë të Kuvendit, pak më shumë se katër javë pasi i dhanë fund 14 viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiç.

Kandidatët e Listës Studentore morën zyrtarisht vendet e tyre në seancën e parë të Parlamentit, duke shënuar kështu hapin e parë të forcës politike të mbështetur nga të rinjtë drejt formimit të qeverisë së re të Serbisë.

Lëvizja fitoi 140 vende në Parlamentin me 250 deputetë, ndërsa Partia Progresive Serbe e drejtuar nga Vuçiç, ka siguruar 103 mandate. Pas betimit nisi debati për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, i cili do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit.

Kandidatë janë Aleksandar Çupiç nga Lista Studentore dhe Stojan Radenoviç nga grupi “Serbia fiton” i Aleksandar Vuçiçit.

Gjatë një fjalimi të gjatë prej më shumë se 1 orë e gjysmë, Vuçiç kritikoi ashpër Listën Studentore duke e akuzuar për  “terror institucional dhe kërcënime e sulme ndaj anëtarëve të SNS.

Qindra qytetarë u mblodhën para godinës së Parlamentit në kryeqytetin Beograd, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj deputetëve të dalë nga lëvizja studentore. Ndërkohë, kandidatët e SNS-së u pritën me reagime negative nga turma.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI