Flash

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama kërkon para nga japonezët

Lapsi.al 17 November 2026

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama kërkon para nga japonezët

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë diskutuar mundësinë e përfshirjes së Japonisë në projektin e hekurudhës së re që do të lidhë Durrësin me Prishtinën dhe më pas me Nishin, duke krijuar një korridor të rëndësishëm drejt Europës Qendrore.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Rama ka vënë theksin te rëndësia strategjike dhe ekonomike e këtij projekti, duke përmendur edhe dimensionin e sigurisë dhe përdorimin e infrastrukturës së re portuale të Durrësit për nevojat e NATO-s.

Ai i ka bërë thirrje palës japoneze që ta shqyrtojë mundësinë e investimit dhe bashkëpunimit për realizimin e projektit. Këtë ide të diskutuar me Kurtin, Rama e ka hedhur në tryezën e takimit të zhvilluar sot në Kryeministri me një përfaqësi të gjerë të sipërmarrjes japoneze.

“Së bashku me Kryeministrin e Kosovës kemi biseduar më shumë se një herë se sa mirë do të ishte ta përfshinim Japoninë në projektin e hekurudhës së re nga Durrësi në Prishtinë, e cila më pas kalon nëpër Nish dhe lidhet me Europën Qendrore.

Kjo hekurudhë ka gjithashtu rëndësi shumë, shumë të madhe për NATO-n për shkak të Portit të ri në Durrës, i cili do të ketë edhe një degë të dedikuar 100% për veprimtaritë ushtarake dhe ato të NATO-s.

Ky mund të jetë një investim shumë interesant. Nëse e shqyrtoni projektin, do të na vinte shumë mirë të dëgjonim mendimin tuaj. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, jemi gati të punojmë me ju ose me cilindo partner nga Japonia për të parë nëse mund ta realizojmë këtë projekt”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Gjendet drogë në burgun e Fierit

Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale...

16:12

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI