Flash

Rama shpik edhe “Gjonin” pas Diellës

Lapsi.al 17 November 2026

Rama shpik edhe “Gjonin” pas Diellës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar te rezultati, më shumë siguri e transparencë, më pak barrë ekonomike dhe eliminim të burokracive për institucionet dhe sipërmarrjen.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se pas Diellës, së shpejti do të ketë dhe një Gjon, i cili do të merret me një sërë procesesh prokurimesh.

“Kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, i cili do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, që do të merret me një sërë procesesh prokurimesh. Kur Diella dhe Gjoni do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit, besoj dhe dua të shpresoj që do të fitojë bindja se ka fitues me të drejtë dhe ka humbës me meritë. Humbësit do ti kontrollojnë një më një fletat e procesit. Sepse procesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht. Madje New York Times hapi debat për Diellën. Nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, po një proces ku çdokush që do të ketë pretendime mund do ta ndjekin manualisht. Vendimmarrja do të jetë përsëri e njeriut”, tha kreu i qeverisë. 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI