Flash

Beogradi lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiçin

Lapsi.al 17 November 2026

Beogradi lëshon urdhër-arrest për Milan Radoiçiçin

Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhër-arrest për Milan Radoiçiçin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, duke vendosur ndaj tij edhe masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi është marrë pasi ai nuk është paraqitur në komisariatin e policisë më 15 nëntor, në kundërshtim me masën e detyrimit për paraqitje, të vendosur në kuadër të hetimeve për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për median “Insajder” nga Gjykata e Lartë në Beograd. Radoiçiç duhej të paraqitej në komisariatin e Savski Venacit për të konfirmuar se ndodhej në vendbanimin e deklaruar, sipas detyrimit që kishte deri më tani.

Sipas raportimeve të BIRN, ish-nënkryetari i Listës Serbe ishte paraqitur rregullisht në polici më datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Herën e fundit ai kishte konfirmuar praninë më 1 nëntor, ndërsa komisariati kishte njoftuar gjykatën përmes një shkrese të datës 4 nëntor.

Gjykata e Lartë kishte konfirmuar më herët për televizionin N1 se po monitoronte zbatimin e masave të sigurisë dhe se, në bashkëpunim me autoritetet kompetente, po ndërmerrte veprimet e parashikuara me ligj.

 

Ndërkohë, pasaporta e Radoiçiçit ndodhet pranë Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila i kishte caktuar edhe detyrimin për paraqitje periodike në polici, në kuadër të procedimit penal për ngjarjet në Banjskë, raporton “Danas”.

Milan Radoiçiç është nën hetim për përfshirjen e dyshuar në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës. Sulmi u krye nga një grup i armatosur serb dhe përfundoi me vrasjen e katër personave, mes tyre një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit të armatosur. 

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI