Flash

Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera. Pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim

Lapsi.al 17 November 2026

Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli:

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, zhvilloi një vizitë në Shulbater, në Klos të Dibrës, ku u takua nga afër me familjet përfituese të Programit të Rijetëzimit të Kullave të Veriut dhe ndoqi ecurinë e procesit të pajisjes së tyre me dokumentacion pronësie.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’u japim familjeve dokumentet e pronësisë për kullat e tyre, duke u krijuar mundësi t’i restaurojnë, të investojnë dhe t’u japin një jetë të re. Dhe rezultatet e para janë shumë inkurajuese. Në vetëm shtatë muaj kemi nisur punën për 697 kulla në katër qarqe të veriut: Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës. Prej tyre, 326 janë pajisur tashmë me tituj pronësie, ndërsa për të tjerat puna vazhdon. Këto kulla nuk janë thjesht ndërtesa të vjetra. Ato janë pjesë e historisë, traditës dhe identitetit tonë. Dhe ne, si Kadastër, po japim kontributin tonë që kjo trashëgimi të ruhet dhe të marrë jetë përsëri”, tha Goxhobelli në takimin me banorët e fshatit. 

Programi për Rijetëzimin e Kullave të Veriut realizohet me ndihëm e GIZ dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.Përmes këtij programi, Kadastra po kontribuon që ato të mos mbeten vetëm dëshmi të së kaluarës, por të kthehen në pasuri të gjalla, që mund t'u shërbejnë familjeve dhe zhvillimit të turizmit në zonat ku ndodhen.

Pajisja me dokumentacion pronësie përbën një hap thelbësor jo vetëm për zgjidhjen e problematikave të pronësisë, por edhe për ruajtjen dhe rijetëzimin e një prej elementeve më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore të veriut.

Të këshilluara

Gjendet drogë në burgun e Fierit

Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale...

16:12

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI