Flash

Buxheti 2027 në Kuvend, Partia Demokratike paralajmëron votën kundër

Lapsi.al 18 November 2026

Buxheti 2027 në Kuvend, Partia Demokratike paralajmëron votën

Projektbuxheti për vitin 2027 pritet të shqyrtohet sot në parim në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të votojë kundër tij. Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi me deputetët demokratë, e cilësoi projektbuxhetin si një dokument të hartuar në mungesë transparence dhe pa konsultim me qytetarët apo grupet e interesit, pavarësisht detyrimeve ligjore.

Sipas Berishës, mënyra se si është përgatitur buxheti dëshmon mungesë të plotë të transparencës dhe përfshirjes së biznesit në procesin e vendimmarrjes. Ai pretendoi se përmes kësaj pakete favorizohet një grup i kufizuar interesash, ndërsa qytetarët dhe bizneset shqiptare përballen me pasoja ekonomike.  

Kritikat e tij u përqendruan edhe te paketa fiskale, për të cilën u shpreh se rëndon veçanërisht mbi biznesin e vogël, profesionet e lira dhe shtresën e mesme. Berisha paralajmëroi gjithashtu se politikat e parashikuara mund të ndikojnë negativisht në klimën e investimeve të huaja dhe në zhvillimin e industrisë.

Në mbështetje të qëndrimit të tij, kreu i opozitës përmendi edhe kundërshtimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Dhomës Gjermane dhe organizatave të tjera të biznesit, të cilat, sipas tij, kanë kërkuar rishikimin dhe anulimin e paketës fiskale. Me këto argumente, Partia Demokratike konfirmon kundërshtimin ndaj projektbuxhetit 2027, i cili pritet të përballet me debat politik gjatë shqyrtimit në seancën plenare të sotme.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI