Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga qelia Enea Zyferin

Lapsi.al 18 November 2026

Rrëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, Apeli liron nga qelia Enea

Gjykata e Apelit ka vendosur të lehtësojë masën e sigurisë për 25-vjeçarin Enea Zyferi, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit në çështjen e zhdukjes dhe vrasjes së Eglant Koçit. Apeli ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”, duke bërë që Zyferi të largohet nga qelia. 25-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit pas ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vijojnë. 

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI