Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Protestuesi: Vlora të niset në Tiranë!

Lapsi.al 11 June 2026

Një qytetar nga Vlora ka dhënë një mesazh të fortë gjatë protestës para Kryeministrisë. Ai deklaroi se protestuesit do të nisen në këmbë nga Vlora drejt Tiranës dhe se nuk dorëzohen deri në rrëzimin e qeverisë edhe nëse do të duhej të japë jetën. Ish-efektvi tha se viti 1997 nuk duhet të përsëritet edhe një herë dhe nuk duhet të hiqet dorë nga protesta. Ai hodhi akuza të rënda drejt kreut të PD, Sali Berisha dhe deklaoi se në para 29 vitesh e kërcënuan për organizimin e protestave, duke i plagosur prindërit akt që e detyroi të emigronte.

“Para 31 vitesh kam kryesuar Komitetin e Protestës në Vlorë, u dhunuam nga berishistët.

Më pas nisën dëbimet, persekutimet, më plagosën prindërit me granata dhe tritol.

U nisëm me djalin e vogël drejt Adriatikut, na dëbuan edhe pse isha punonjës policie. Pasi i rritëm fëmijët andej, me dashurinë për gjuhën shqipe, pas 29 vitesh jemi në të njëjten situatë, ku ka protestë në të gjithë vendin.

Nuk duhet të përsëritet ’97, të mos e lëmë protestën, nëse i duam fëmijët tanë. Le të jem unë heroi i parë, le të më vrasin. Kemi nisur bisedimet me shokët që lumi të vërshojë nga Vlora në Tiranë, do të vijmë nga në këmbë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur.

Ai nuk është burrë, s’ka fe, është frikacak, ata që janë mbrapa tij të mos bëhen tradhtarë, mos u vini përballë shqiptarëve, mos u bëni kundërshtarët tanë sepse do të gjeni belanë. Patronazhistët, policët të bashkohen me ne, të hedhin kapelën në shesh si unë në ’97”, deklaroi ish-efektivi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI