Flash

Ministri Malaj vjen në Kuvend me listën e kompanive/ Shehaj: Kë kërcënon ti mor maskara?

Lapsi.al 11 June 2026

Tension në seancë plenare mes ministrit të Financave Petrit Malaj dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të cilin e përjashtuan nga seanca. 

Në interpelancën e kërkuar nga Shehaj për faljen e gjobës për Bankers Petroleum, ministri i Financave doli në Kuvend duke pyetur Shehajn se çfarë lidhje ka kompania IDS me atë, gruan e tij dhe vëllain e tij. 

Malaj nxorri një faqe A4 me një listë për të cilën tha se aty ishin 17 kompanitë e Agron Shehajt, shumica e atyre jashtë Shqipërie. 

"Hajde trego këtu si nxjerr paratë që fiton në Shqipëri, jashtë Shqipërie" - tha Malaj, "je marrë ti me ne, do merrem dhe unë me ty". 

Shehaj iu përgjigj duke thënë se "e di gjithë Shqipëria që IDS është kompania ime. Kanë ardhur qindra miliona euro nga ajo kompani, janë paguar rroga, taksa. Unë nuk jam si ju". 

"Kompanitë e mia janë publike, i ke te deklarata ime e pasurisë. Po na bën sikur ke zbuluar diçka" - shtoi Shehaj. 

Pas një shkëmbimi tjetër akuzash, ku Malaj i valëviste fletën A4 me listën e kompanive të Shehajt, ky i fundit u hodh në akuza se nëse këto kërcënime ia bën atij në Kuvend, çfarë i bie që i bën shqiptarëve. 

"Pa më thuaj pak, vetë në shtëpi hyre dhe e bëre atë fletën me kompanitë e mia, apo vure stafin tënd të ministrisë të merret me kompanitë e mia? Si guxon ti të më kërcënosh mua mor maskara? Po nëse ma bën këtë mua në mes të Kuvendit, çfarë i bën qytetarëve të thjeshtë ti more masakara?" - shpertheu Shehaj. 

Kjo përgjigje mjaftoi që nënkryetarja socialiste e Kuvendit ta përjashtonte Shehajn nga Kuvendi. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI