Flash

Heqja e non gratës për Berishën/ Meta: Afera McGonigal i shpjegon të gjitha

Lapsi.al 11 June 2026

Pas heqjes së statusit “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Sali Berishën ka reaguar Ilir Meta që ka ripërsëritur qëndrimet e tij të mëparshme për zhvillimet politike dhe institucionale në vend.

Meta thekson se nuk ndryshon qëndrimin e mbajtur vite më parë, duke iu referuar asaj që ai e cilëson si një “komplot mafioz” që, sipas tij, ka synuar dëmtimin e pluralizmit politik dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë qëndrimi i plotë i Ilir Metës:

“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI