Flash

Zhdukja e Eglant Koçit, Shakaj dyshohet se e ka lënë trupin në Pëllumbas ose Qafë Mollë

Lapsi.al 11 June 2026

Policia e Tiranës ka përqendruar operacionet e kërkimit për gjetjen e Eglant Koçit në zonat malore të kryeqytetit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kontrolle po ushtrohen kryesisht në Pëllumbas dhe Qafë Mollë, dy zona këto që vizitoheshin shpesh nga autori i dyshuar, Armand Shakaj. 

Nisur nga disa informacione dhe dëshmi të disa banorëve të zonës në Pëllumbas, të cilët kanë parë mjetin e Shakajt, policia po intensifikon kontrollet në këtë perimetër. Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, 41-vjeçari nuk ka rezultuar të ketë dalë jashtë kufijve të vendit, çka shton dyshimet e forta se ai po fshihet brenda. Grupi hetimor ka mësuar se Armand Shakaj vuan nga një problem shëndetësor. Për këtë arsye, uniformat blu kanë vënë në gatishmëri edhe bluzat e bardha, duke kërkuar bashkëpunimin e spitaleve publike dhe private në rast se ai do të paraqitet për të marrë ndihmë mjekësore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI