Flash

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Propozimi i PS/ Arben Malaj: Kjo nuk është reformë, por hartë elektorale!

Lapsi.al 30 July 2026

Ish-ministri i Financave dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Malaj, ka reaguar ndaj propozimit të Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një nismë me objektiva të qarta elektorale dhe jo një reformë në funksion të qeverisjes vendore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj akuzon mazhorancën se synon të thellojë centralizimin e pushtetit, të dobësojë decentralizimin dhe të largojë qytetarët nga vendimmarrja, ndërsa kërkon që çdo ndryshim territorial të bazohet në standardet e demokracisë vendore dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Sipas Malajt, një reformë e mirëfilltë territoriale duhet të rrisë kompetencat dhe burimet financiare të pushtetit vendor, t'i afrojë vendimmarrjet pranë qytetarëve dhe të garantojë zgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve lokalë. Ai argumenton se propozimi i socialistëve shkon në drejtimin e kundërt, duke përqendruar kompetencat dhe investimet në nivel qendror.

Postimi i plotë:

Kjo nuk është reformë.

Kjo është ritheksim i hartës territoriale mbështetur në objektiva të qarta elektorale.

Ky nuk është reformim.

Ky është zaptim.

Reformat nuk i bëjnë numrat, por objektivat:

(i) që thellojnë dhe garantojnë decentralizimin;

(ii) që ndalin thellimin e deficitit demokratik, që nënkupton largimin e votuesit nga përzgjedhja e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve të tyre, edhe në nivel rajoni dhe komune brenda bashkive;

(iii) që largojnë banorët nga përzgjedhja e investimeve të dobishme në komunitetin e tyre dhe kundër përzgjedhjes së projekteve nga kryetarët e bashkive, qyteteve dhe komunave,

ku ka shpesh ndërhyrje korruptuese që rritin vlerën e investimeve, por nuk garantojnë zbatimin strikt të projekteve dhe aq më pak cilësinë e investimeve të kryera;

(iv) që i çojnë vendim marrjet sa më afër qytetarit;

(v) ku çdo qytetar — (dhe nuk e dimë se sa qytete janë??) — i zgjedh drejtuesit

 me votë të drejtpërdrejtë dhe nuk i emëron kryetari i bashkisë sipas preferencave të tija personale.

Një reformë territoriale i rrit dhe nuk i zvogëlon apo centralizon kompetencat për çdo nivel strukture të bashkive.

Një reformë territoriale i rrit burimet financiare dhe nuk i zvogëlon ato.

Një reformë territoriale i rrit investimet për shërbimet jetike dhe nuk i përqendron ato në nivel ministrie.

Përqendrimi bëhet vetëm për të caktuar se kush do t'i bëjë tenderat dhe kush do t'i përcaktojë oligarkët qeveritarë,

ndërsa kompanitë me burime kriminale dhe mafioze deformojnë konkurrencën duke përjashtuar kompanitë vendore.

Qartësisht, çfarë mundësie ka pasur biznesi vlonjat nga investimet publike në Vlorë? Gati zero.

Sepse projektet prokurohen në Tiranë dhe fituesit duhet të jenë përzgjedhje personale qeveritare.

Pse "reformatorët e dështuar" të reformës territoriale 2014 nuk marrin parasysh asnjë analizë apo rekomandim të KiE-së?

Po synojmë një qeverisje vendore demokratike me thelb afrimin me vlerat dhe standardet e demokracisë vendore, apo :

po grabiten më shumë kompetencat,

po centralizohen shërbimet dhe funksionet bazike të bashkive tek ministrat oligarkikë dhe të oligarkëve kryeministrorë?

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.57

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI