Flash

A do të kërkojë SPAK sërish heqjen e imunitetit të Ballukut? Klodian Braho as nuk pohon, as nuk mohon

Lapsi.al 30 July 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, la të hapur mundësinë e një kërkese të re drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa bëri të ditur se hetimet ndaj saj kanë vijuar me intensitet edhe pas rrëzimit të kërkesës së parë nga Parlamenti.

I pyetur nëse SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit, Braho nuk dha një përgjigje të prerë, por theksoi se vendimi do të varet nga provat e reja që do të mblidhen gjatë hetimit.

“Hetimet edhe pas atij vendimi kanë vazhduar me intensitet. Kanë ecur dhe më tej. Nuk mund të them nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re. Vendimi është i kushtëzuar nga rrethanat e hetimit, rezultatet që do të kemi dhe parlamenti e ka marrë një vendim për një kërkesë që ne bëmë. Nuk mund të shkojmë sërish me të njëjtat prova”, deklaroi kreu i SPAK.

I pyetur edhe për materialet e publikuara në kuadër të “Albanian Files”, Braho tha se SPAK ka marrë dy materiale dhe se aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit.

“Ka dy materiale që kanë mbërritur në prokurori. Jemi në fazë verifikimi. Nuk mund të jap më tepër detaje” tha ai.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI