Flash

PD i përgjigjet Marta Kos: Bazohesh në infot e rreme të Ramës

Lapsi.al 17 June 2026

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, se "qeveria shqiptare dhe Edi Rama e kishte siguruar se, gjithçka në lidhje me projektet në zonat e mbrojtura ishin konform rregullave".

PD shkruan se, kjo deklaratë e Kos bazohet në informatat e rreme që ka dhënë Edi Rama dhe e thellon më tej krizën.

"Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin dhe fqinjësinë, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.

Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes se krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë. Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës" - thuhet në deklaratën e PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI