Flash

"Nesër më shumë"/ Mijëra protestues nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Lapsi.al 10 June 2026

Ka përfunduar grumbullimi përpara godinës së Kryeministrisë, por revolta qytetare e kësaj mbrëmjeje nuk është ndalur me kaq. 

Menjëherë pas fjalimeve të mbajtura në podium, mijëra protestues kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në ditët e kaluara të kësaj proteste, qytetarët kanë zgjedhur të vijojnë tubimin duke lëvizur në formë marshimi, duke paralizuar përkohësisht qarkullimin në disa prej akseve kyçe të Tiranës.

Me dritat e telefonave ende të ndezura dhe nën tingujt e këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, turma po marshon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI