Flash

"Shqipëria e re është beteja jonë", protestuesit në kor: Rama në burg, Berisha në burg

Lapsi.al 10 June 2026

Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 11-të radhazi, duke mbledhur sërish qindra qytetarë nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit. Fillimisht e nisur si një reagim kundër projektit turistik në Zvërnec, lëvizja është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër klasës politike dhe qeverisjes në vend.

Protestuesit janë mbledhur në qendër të kryeqytetit me pankarta dhe slogane kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime të thella politike. Ndër thirrjet që janë dëgjuar vazhdimisht gjatë protestës spikat slogani “Rama në burg, Berisha në burg”, një mesazh që synon të shprehë pakënaqësinë jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës tradicionale.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre nuk lidhen me mbështetjen e ndonjë force politike, por me nevojën për një alternativë të re politike dhe më shumë përgjegjshmëri nga drejtuesit e vendit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI