Flash

Protesta/ Disa të rinj të PD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg”

Lapsi.al 10 June 2026

Ndërsa disa nga qytetarët po mbanin fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke thirrur “Berisha n’burg”, disa të rinj të FRPD-së kanë nisur të zhurmojnë.

Një nga folëset, e cila po mbante fjalën me megafon, u ka bërë thirrje të rinjve të mos ndërhyjnë në thirrjet e tyre.

“Çuna nuk ka parti këtu, nuk ka parti. Është jashtë partisë, është për Shqipërinë“, ishte përgjigja që folësja i dha të rinjve të FRPD-së.

 
Të rinjtë e FRPD-së ishin ata që nisin marshimin të parët nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, duke u shkëputur nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Ndërkohë, paraditen e sotme, vetë kreu i PD-së u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në protestë, por pa simbolet e PD-së.

Dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët u kërkuan përfaqësuesve të FRPD-së të largoheshin nga protesta, duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Sakaq, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u akuzua se po prishte protestën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI